Orë të nxehta në maxhorancë, Rama vjen nga jashtë dhe qan “hallet” me Xhafajn (FOTO LAJM)

Situata politike në maxhorancë nuk duket aspak e qetë.
Ditën e sotme gjatë seancës parlamentare u vu re edhe më shumë kriza mes PS-LSI dhe PDIU-së.

LSI dhe PDIU braktisën sallën e Kuvendit ndërkohë që në parlament gjenden vetëm deputetët socialistë dhe dy deputetët e LIBRA-së.

Ajo që u vu re gjatë seancës është se kryeministri Edi Rama në fillim të seancës mungonte ndërsa u paraqit më vonë dhe shkoi të ulej pranë ministrit të ri të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit Rama zhvilloi një mbledhje urgjente me ministrat e qeverisë së tij për të analizuar gjendjen politike në vend, kërkesat eLSI dhe bojkotin e opozitës./albeu.com/

Shtuar më 06/04/2017, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori