ORA, mbetet parti lokale ne Gjakove
Albeu.com
Subjekti politik “ORA”, dega në Gjakovë, nga e hëna është shndërruar në parti lokale, duke mos pranuar vendimin e Kryesisë në Qendër për t’u shkrirë në LDK-në.Gazmend Hoxha, kryetari i degës së këtij subjekti, së bashku me anëtarët tjerë të kryesisë, në një konferencë për media, vendimin e Kryesisë së qendrës që ky subjekt të humbë identitetin e vetduke u shkrirë në LDK-në, e ka vlerësuar si hap të gabuar. “Ne nuk pajtohem me vendimin e Kryesisë së qendrës që ORA, në një formë apo tjetër, të shkrihet apo të bashkohet me LDK-në. Qëndrimi i kryesisë së degës është dhe do të mbetët që ORA, të veproi përsëri si subjekt i pa varur, por në koalicion dhe bashkëqeverisje me AAK-në”, ka thënë Gazmend Hoxha, kryetar i Degës ORA në Gjakovë. Ditë më parë anëtarët e kryesisë ORA nga dega në Gjakovë, kanë
bojkotuar mbledhjen e Kuvendit të kësaj Partie në Prishtinë, duke mos marrë pjesë në votimin që kishte të bëjë me aprovimin e vendimit për bashkim të kësaj partie më LDK-në.
“Nuk jemi pajtuar me kryetaren Teuta Sahatçia, e as me nënkryetarin Gazmend Muhaxhiri, të cilët ishin këmbëngulës për të ia humbur identitetin dhe subjektivitetin e partisë “ ORA”, dhe këtë e gjykoi si “maskaradë”, ka thënë Butrint Batalli, anëtar i Kryesisë së ORA-s në Gjakovë. Ndërkohë edhe sekretari i degës së kësaj partie në Gjakovë, Flamur Godeni, ka thënë se këtë veprim të kreut ORA, e vlerësoi si interes i ngushtë i disa individëve, dhe jo hap që do të kontribuoje në pluralizmin politik. “Është jo e drejtë që një subjekt që ka kontribuar në skenën politike për sa vite në vazhdimësi dhe ka qenë aktive, të shkrihet në një parti tjetër vetëm sa për interes dhe asgjë tjetër”, ka vlerësuar Godeni.
Shtuar më 22/02/2010, ora 21:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori