ORA edhe zyrtarisht i bashkohet LDK-se
Albeu.com
Partia Reformiste ORA ka vendosur t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimi është marrë dje, në Kuvendin e punës të Partisë ORA, pothuajse unanimisht.
Kryetarja e partisë, Teuta Sahatçija, i ka thënë KTV-së se disponimi i të gjitha degëve ka ekzistuar për t’iu bashkuar LDK-së, përjashto dy degë, që kanë dalë kundër. Sipas saj, në këtë kuvend ka pasur shumë propozime, por në fund me shumicë është vendosur që ORA t’i bashkohet LDK-së.

“Ka pasur konsultime edhe me herët për një bashkim të mundshëm me LDK-në. Nga ky subjekt ka mirëkuptim për një gjë të tillë”, është shprehur Sahatçija. Ajo ka theksuar se gjatë ditëve të ardhshme do të formohet një komision, i cili do të konsultohet me LDK-në për mundësinë e bashkimit.
Për modalitetet e këtij bashkimi nuk janë dhënë hollësi, por pritet që përfaqësuesi i kësaj parti sot të mbajë një konferencë shtypi.
Shtuar më 22/02/2010, ora 17:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori