Policia e Vlorës ka
sekuestruar 128 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga tre persona. Droga është
gjetur në fshatin Trevllazër në momentin kur autorët po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike në banesën e shtetasit me iniciale Z.A., i
shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Sipas policisë të arrestuarit janë; Koçi Myrtaj,39 vjeç, Ermal Arapaj, 24 vjeç dhe Lisjen Arapaj, 23 vjeç ndërsa në kërkim janë
shpallur 45-vjeçari A.Z. dhe 40-vjeçari A.A.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga
policia në banesën, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike, kanë
gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri automatikë dhe 3 krëhëra me 6 fishekë. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015,
ora 08:58