Opozita zhvilloi protesten, Rama: Beteja jone s'ndalet
Albeu.com
Opozita ka zhvilluar sot protestën e përditshme përpara Kryeministrisë, aty ku janë ngujuar në grevë 202 qytetarë e deputetë. Kryesocialisti, Edi Rama deklaroi para protestuesve se protesta e PS-së është një përpjekje e vërtetë që do ndryshojë vendin.Ai theksoi se grevistët opozitarë janë misionarë të lirisë dhe beteja e tyre dhe gjithë socialistëve nuk do ndalet.
Rama shprehu keqardhje për intelektualë të Shqipërisë të cilët i cilësoi si ahexhinj të Berishës.
Kryesocialisti falenderoi të gjithë grevistët që luftojnë për një kauzë të drejtët të lirisë së njeriut. Sipas Ramës, sa më shumë që pushteti shkon në rrugën e tatëpjetës, aq më lart zgjatet rruga e shpifjes dhe cinizmit të tij. "Sot zyrtarisht Berisha kërkoi transparence për grevën. Por ai ka verbërinë dhe shurdhërinë e atij që harron, nuk shikon e kupton se kjo kërkesë e cila për transparencë të stërmundimit bie njesh me atë që është arsyeja e stërmundimit. Arsyeja e stërmundimit është mungesa e transparencës nga ku buron ky pushtet dhe rrënimi i demokracisë", theksoi ai.
Sipas Ramës, kjo përpjekje është më transparente se ç'duhet dhe kjo betejë është e pandalshme.

Deputetja Arta Dade deklaroi se populli kërkon largimin e Berishës. Sipas saj, protestuesit dhe grevistët janë heronjtë e vërtetë të votës së lirë. Ajo e cilësoi kryeministrin Berisha si diktatorin e fundit në Ballkan.

Deputetja Eglantina Gjermeni tha se politika e mbrapshtë ka zhytyr vendin në krizë. Ajo pohoi se taksat e biznesit janë shumë të larta ndërsa të gjithë po ndjejmë krizën e papunësisë.
Ethem Ruka, deputet theksoi se demagogët duhet të bëjnë zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai theksoi se Berisha ka lëshuar të gjithë shpurën e tij kundër protestës së PS-së. "Unë i bëj apel Berishës të reagojë. I kërkoj Topit që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj krize", theksoi ai. Ruka i cilësoi kërkesat e opozitës si kërkesat më të thjeshta në botë , për të cilat, sic tha ai nuk ka asnjë vendim që ndalon përmbushjen e tyre.
Deputetja Mimi Kodheli dekalaroi se aspiratat evropiane të shqiptarëve janë tradhëtuar. "Studentët, minatorët, mësuesit, pensionistët janë të tradhëtuar. Jemi të gjithë të tradhëtuar për lirinë e votës ", u shpreh ajo. Namik Dokle, deputet theksoi se kërkesa e vetme e opozitës për hapje të kutive nuk do të ndalet. Ai i cilësoi grevistët si misionarë të lirisë.

Deputeti i PS-së, Alfered Dalipi theksoi se greva nuk bëhet vetëm për hapjen e një kutive, por për mbylljen e një epoke që ka rraskapitur një popull të tërë. "Çadrat janë qendrimi ndaj lirisë. Protesta jonë nuk ështyë vetëm për kutitë", theksoi ai.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi se në Shqipëri nuk duhet të ketë më zgjedhje të manipuluara.
Ndërsa deputeti, Eduard Shalsi nënvizoi se grevistët socialistë janë simbol i rezistencës. Ai shtoi se kryeministri Berisha vijon me antimitingje, kur në fakt duhet të reagojë.



Olta Xhaçka deputete deklaroi se secili nga grevistët ndihet i përfaqësuar nga protestuesit.
Shtuar më 08/05/2010, ora 21:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori