Opozita vijon punën paralelisht me Kuvendin: Ja tre çështjet që do diskutojmë
Opozita dhe maxhoranca po vijojnë punën paralelisht për Reformën Zgjedhore, ku secila po punojnë nga një draft. Sipas informacioneve mësohet se sot opozita do të ketë takimin e radhës për të vijuar punën për reformën, ku do të diskutohen disa çështje.

Partia Demokratike me anë të një njoftimi bën me dije se opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore. Grupi i punës do të mblidhet sot për Reformën Zgjedhore dhe në rend dite do të jenë:

Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus cështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

Komisioni i Reformës Zgjedhore është drejt dakordësimit të drafit. Damian Gjiknuri përsëriti thirrjen që në proces të përfshihet PD.

Rudina Hajdari tha se duhen depolitizuar komisonet zgjedhore. Partia Demokratike kundërshton punimet e komisionit dhe shprehet se të gjithë duhet të lexojnë raportin e OSBE-së
Shtuar më 11/11/2019, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori