Pak ditë përpara protestës së opozitës në 18 shkurt, Kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak
Ngjela vijoi sërish sot me akuzat ndaj kryeministrit Sali
Berisha. “
Berisha vrau në Gërdec, tha
Ngjela e me pas vodhi zgjedhjet dhe i çertifikoi, ato”. Ai u ndal dhe ne 4 vrasjet e 21 janarit, duke bërë përgjegjës vetëm një emer, kryeministrin
Berisha.
Kerkojme transparencë për ngjarjet kriminale, tha ai. Kjo qeveri është përditë e më shumë në krizë, prandaj gjithmonë në fund të krizave shprehet populli me votën e lire, perfundoi
Ngjela.
Ndërkaq Partia Socialiste, me anë të anëtares së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi
Ajtyresa në një deklaratë për shtyp deklaroi se demonstratat do të vijojnë deri në largimin e kësaj qeverie.
Ajtyresa kërkoi nga Prokurorira të mos ndalet nga hetimet deri në zbardhjen e së vërtetës. Për këtë arsye, ajo ritheksoi se në datën 18 do të dilet në protestë.
Shtuar më 12/02/2011,
ora 13:05