Opozita të votojë ligjin për amnistinë fiskale
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës të votojë ligjin për amnistinë fiskale pasi është në interest ë qytetarëve dhe se opozita duhet të luajë rolin qe i takon.

"Ftoj opozitën që nëse ka vërejtje dhe sygjerime të bëjë amendamentet e saj. Ky ligj është në interes kryekëput të qytetarit, të biznesit dhe jo të buxhetit të shtetit pasi janë vendosur tarifat më të ulta” theksoi Berisha.

“Eshtë pikërisht biznesi, gjenerator i rritjes ekonomike, punësimit dhe është normale që ai edhe të falet. Prandaj u bëj thirrje atyre që përfshihen brenda amnistisë fiskale, që në përputhje me ligjin e saj, të përfitojnë nga detyrimet që amnistohen prej tij”, theksoi Berisha.

“Të gjitha pronat e paluajtshme të paregjistruara do të mund të regjistrohen në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguaj tarifën e sotme që është 10% por pas rivlerësimit, i cili është vonuar për arsye të ndryshme, tani ata do të paguajnë gjithsej 1%. Në rast se një apartament në vitin 2002 kjushtonte 30 mijë dollarë dhe sot ky apartament për shkak të ndryshimit të tregut kushton 100 mijë euro, me ligjin ku zotëri duhet të paguante 30 mijë dollarë me tarifën e re paguan 1 mijë dollarë”, sqaroi Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2011, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori