Opozita: Të nisim protestat masive
Pëlqej
Opozita ka ripërsëritur qëndrimin ndaj qeverisë. Kryetarët e partive të kampit opozitar të mbledhura sot në një takim deklaruar njëzëri se qeveria është e paligjshme dhe mbahet me votat e vjedhura.

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela u shpreh se askush nuk e njeh më qeverinë “Berisha”. Sipas tij opozita do të nisë tashmë protestat masive për largimin e qeverisë.

Duke folur në emër të koalicionit Ngjela premtoi se këto tubime do të jenë masive dhe do të kenë si objekt final zgjedhjet e parakohshme dhe largimin e qeverisë. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori