Opozita sot vazhdon protestën, ja detajet
Ditën e sotme në orën 11:00 opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë.

Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, menjëherë pas mbledhjes së opozitës mbajtur në orën 00:15.

Protesta do të zhvillohet para ambjenteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, me qëllim lirimin e sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi dhe të arrestuarit e tjerë.

Dollapi u arrestua në mënyrë të dhunshme mbrëmjen e djeshme nga policia.

Dollapi aktualisht ndodhet në ambjentet e spitalit Ushtarak të Tiranës, sepse kishte probleme shëndetësore.

Opozita do të kthehet sërish me protestë kombëtare ditën e hënë në të njëjtin orar me sot, 18:30, që do të jetë edhe protesta e pestë kombëtare në total.
Shtuar më 12/05/2019, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori