Opozita sërish në protestë, mësoni ditën kur do të mblidhen
Ndërkohë që shumica e ka përcaktuar tashmë ditën e enjte si ditën e seancës së radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, opozita nuk ka vonuar të dalë me një vendim.

Të enjten, opozita do të jetë në protestë para Parlamentit, ashtu si ka thënë edhe më herët se do të protestohet sa herë që të ketë seancë plenare.

Mësohet se protesta do të nisë në orën 09.30, ku protestuesit e thërritur nga opozita do të mblidhen para parlamentit.

Shtuar më 19/03/2019, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori