Opozita pranon ftesën e Metës për takim në Presidencë
Kriza që ka kapluar vendin bëri që Presidenti Meta t'i bëjë ftesë zyrtare Partive që braktisën Kuvendin.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës Ilir Meta për një takim lidhur me krizën politike që po kalon vendi.

Burime zyrtare nga Partia Demokratike konfirmojnë për ABC NEWS se takimi është fiksuar të mbahet ditën">ditën e hënë, ndërkohë që kabinetet janë duke dakordësuar orën e takimit.

Opozita pritet të ketë një ditë të ngjeshur pune këtë të hënë kur në axhendë të takimeve është parashikuar edhe një mbledhje në selinë blu me përfaqsues të OSBE-së për reformën zgjedhore.

E hëna pritet të jetë një ditë e ngjeshur edhe për kreun e shtetit, ku ashtu siç ka paralajmëruar ditën">ditën e tij të punës do ta nisë me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për të cilin ka pohuar se ka fakte tronditëse për tentativa të kapjes së Gjykatës Kushtetuetse.

Përplasja e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Qeverisë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë një tjetër çështje që Presidenti do të diskutojë me partitë e opozitës.

Një ftesë për takim kreu i shtetit i ka dërguar edhe Këshillit të Ambasadorëve, ndërkohë që priten edhe takime me ish-presidentë./abcneës.al
Shtuar më 17/11/2019, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori