Opozita përfundon protestën, hapen akset rrugore
Ka përfunduar protesta 1 orëshe e opozitës e cila bllokoi pesë akse kryesore të vendit. Në protestë mori pjesë kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Basha tha se Edi Rama kurrë më nuk do të jetë kryeministër që organizon zjedhje.

"Asnjë qendër të vetme votimi nuk do të lejojmë, do të luftojmë sy për sy e dhëmbë për dhëmbë për demokraci", tha Basha. "Vetëm kështu mund të kthehet normaliteti", tha ai, edhe pse në fakt skenari që opozita joparlamentare ofron është në fakt i bllokimit dhe i mohimit të së drejtës sëq qytetarëve për të votuar duke penguar zgjedhjet e duke vendosur bllokadë në kutitë e votimit.
Shtuar më 25/04/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori