Opozita ofron zgjidhje, mazhoranca rrëzon propozimet tona
Pëlqej
Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë deputetja e PS Valentina Leskaj, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mediat priti në një takim Europarlamentaren Britta Thomsen, anëtare e Aleancës Progresiste e Socialistëve dhe Demokratëve, Sekretarin e Përgjithshëm të European Movement International, Z. Diogo Pinto, Presidentin e European Movement Danimarkë, dhe Z. Erik Boel të shoqëruar nga Z. Gledis Gjipali, Drejtues i European Movement Albania.

Diskutimi u orientua mbi zhvillimet e fundit ne vendin tonë mbi procesin e integrimit europian dhe veçanërisht tek procesi i liberalizimit të vizave dhe mbi Opinionin e Komisionit Evropian mbi aplikimin për anëtarësim. Leskaj theksoi rëndësinë që ka ky integrimi europian për vendin si dhe pengesën e cila vjen si pasojë e situatës politike të krijuar në vend për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e maxhorancës. “Opozita i ka ofruar disa herë alternativa dhe zgjidhje për të dalë nga kjo krizë, alternativa të cilat gjithmonë janë rrëzuar nga mazhoranca” theksoi Leskaj.

Europarlamentarja Thomsen, shprehu shqetësimin e saj për situatën aktuale në sferën politike dhe ndikimin jo pozitiv qe sjell në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ajo theksoi se vetëm palët në Shqipëri mund ta zgjidhin këtë krizë dhe së institucionet europiane janë të gatshëm të ofrojnë gjithë ndihmën e mundshme por dialogu midis dy forcave duhet të fillojë sa më shpejt.

Z. Diogo Pinto, Sekretar i Përgjithshëm i European Movement International (EMI), u fokusua në misionin e EMI-t në procesin e zgjerimit të BE-së dhe mbështetjen që kjo organizatë e rëndësishme është e gatshme të ofrojë për Shqipërinë. Pasi u njoh me eksperiencën dhe kontributin në lidhje me shoqërinë civile, Z. Pinto ftoi Znj. Leskaj në Kongresin që do mbahet në Stamboll në fillimi të vitit 2011 i cili i dedikohet bashkëpunimit e dialogut midis qeverive dhe shoqërisë civile në vendet të cilat synojnë anëtarësimin në BE.
Shtuar më 14/11/2010, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori