Ngjarje e frikshme në Brazil, momenti kur shkëputet reklama gjigante, ndërrojnë jetë pesë persona (VIDEO)

Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Brazil. Mediat shkruajnë se reklama gjigante e një ndërtese u shemb dhe përfundoi mbi kokat e personave që po ndiqnin nga afër paradën paradën që shënonte 94-vjetorin e qytetit Alianca në verilindje të Brazilit.

Në mesin e viktimave janë dy vajza të moshës 13 dhe 16 vjeçe. Nëntë persona kanë mbetur të plagosur gjithashtu si pasojë e aksidentit të rëndë.

Kordinatori i mbrojtjes civile në Alianca, Armando Freitas, tha për mediat braziliane se hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e këputjes së reklamës. Gjithsesi, nga ajo që thuhet nga autoritetet bëhet fjalë për një aksident dhe jo një sulm të organizuar.


Shtuar 13.09.2022 09:56