Opozita nesër do të përplaset me deputetët e PS-së
Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00. Paralelisht me seancën opozita ka njoftuar protestën e radhës.

Mbështetësit e saj do të mblidhen 30 minuta më herët për të penguar deputetët të hyjnë në Kuvend. Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës. Qindra forca policore do të vendosen para Parlamentit, ndërsa s’do të mungojnë as rrethimet me hekura. Protesta e fundit e opozitës ishte ajo e datës 16 mars.

Një tjetër protestë e madhe masive para Kryeministrisë është njoftuar më datë 13 prill, ora 18:00. Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Shtuar më 27/03/2019, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori