Opozita në protestë, "Rama, hiq duart nga xhepat e mi"
Opozitarët do të bashkohen sot në një marshim proteste n

Nën moton "Rama, hiq duart nga xhepat e mi", opozitarët do të bashkohen sot në një marshim proteste. Marshimi do të nisë në orën 14:00 të ditës së sotme në vendin ku 23 vjet më parë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.


Në simbolikë të kësaj dite protestuesit do të vijojnë marshimin drejt sheshit "Skënderbej", ku do të drejtohen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me destinacion përfundimtar sheshin përpara godinës së Kryeministrisë.


Një ndër detajet që pritet të spikasë në këtë protestë do të jetë mbajtja dhe lëshimi i tollumbaceve me premtimet e pambajtura të Kryeministrit Rama, siç janë ato për legalizim falas, 300 mijë vende pune, heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike, shëndetësinë falas, ulje taksash, rendi publik, etj. Para godinës së Kryeministrisë, pritet të mbahen dhe fjalimet e opozitarëve. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori