Opozita ndryshon skenarin në orën e fundit për protestën e sotme
Pas pak orësh do të nisë protesta e opozitës në Tiranë, vetëm dy ditë pas përplasjeve të forta mes policisë dhe protestuesve ku mbetën disa të lënduar.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi se opozita do të mblidhet në orën 18:30 para Kryeministrisë për protestën e pestë kombëtare me qëllim largimin e Ramës.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në protestat e kaluara, në ditën e sotme, PS-LSI kanë ndryshuar skenar. Mësohet se në orën 18:30, sot do të jetë një marshim proteste, por nuk është mësuar ende pikënisja dhe mbyllja e këtij marshimi.

"Le të derdhemi në orën 18:30 në shesh në betejën për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas, vetëm para. Zoti ju bekoftë" u shpreh lideri demokrat dje duke shtuar se nuk do të ketë proces zgjedhor fals me qeverinë Rama.

50 persona u arrestuan pas protestës së dhunshme të opozitës para kryeministrisë, Parlamentit dhe drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërkohë në total janë 84 persona të proceduar, mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Nga protesta u lënduan 14 policë, 4 protestues mes tyre sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi për të cilin PD-ja protestoi para drejtorisë së policisë duke kërkuar lirimin e tij dhe një operator. Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit.
Shtuar më 13/05/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori