Opozita merr vendimin nga Shkodra: Bojkot veprimtarive parlamentare
Opozita është mbledhur sot në Shkodër, dhe ka marrë vendimin në lidhje me marrëveshjen me Ramën.

Detaje të reja bëhen me dije nga vendimi i opozitës që nxori mbledhja në Shkodër: një aksion që opozita e quan “çlirim të Qeverisë nga krimi”.

Burime nga opozita thanë se: brenda 10 ditëve do të diskutohet nga lidershipi PD-LSI dhe do të shpallet platforma e përbashkët opozitare për aksionin politik të çlirimit të qeverise nga krimi.

Derisa të merren vendimet, nuk do të ketë pjesëmarrje normale në komisione dhe parlament, sqaruan të njëjtat burime.
Shtuar më 03/09/2018, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori