Opozita kosovare kërkon zgjedhje të reja
Albeu.com
Institucionet e Kosovës nuk janë në gjendje ta zbatojnë kushtetutën e vendit madje presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit, asnjëherë nuk kanë pasur qasje fizike në gjithë territorin e vendit.Kështu u shprehen partitë opozitare të Kosovës në një debat të organizuar rreth zbatimit të kushtetueshmërisë dhe ligjeve. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, u shpreh se për këtë arsye krerët e vendit duhet ta ndjejnë vetën të turpëruar.
"Zbatimi ose funksionimi i kushtetutës nuk mund të thuhet se në një pjesë të Kosovës funksionon kushtetuta në elementet e saja që janë obligim. Në një pjesë të madhe ende asnjë udhëheqës, as kryetari i Kosovës, as kryeministri, as kryetari i parlamentit nuk kanë qasje as fizike. Unë nuk mendoj se duhet ta kritikojë kryetarin e shtetit ose kryeministrin, por është me tepërt të turpërohet njeriu, ta ndjejë veten të turpëruar", deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci.
"Në Kosovë tashmë funksionimi i institucioneve nuk është më vullnet dhe obligim ligjit dhe kushtetutës, por është për me tepër vullnet politik i individëve që qëndrojnë në krye të institucioneve. Një pjesë e njerëzve të udhëheqjes shtetërore kosovare tashmë e kanë anashkaluar dhe kushtetutën e marrin në ato pjesë ku iu konvenon atyre dhe jo që duhet të jetë funksionale për shtetin", u shpreh Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së.
Ndërsa, Naser Rugova, po ashtu nga LDD, tha se adresa e përgjegjësve për rend demokratik, sundim të rendit dhe ligjit dhe zbatim të kushtetushmërisë janë institucionet qendrore të Republikës së Kosovës.
Përfaqësues të partive opozitare në këtë debat, për shkak të neglizhencës që institucionet vendore ta zbatojnë kushtetutën në vend kërkuan të organizohet zgjedhje të reja në mënyrë që këta njerëz sa më shpejtë të largohen nga skena politike. (Shaip Mustafi, ALSAT KOSOVA)
Shtuar më 13/10/2008, ora 20:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori