Opozita kërkon ta rrëzojë nga pushteti, por nga do ta ndjeki Rama protestën
Ditën e sotme opozita ka thirrur një protestë masive para Kryeministrisë ku pritet të qëndrojnë më shumë se 48 orë.

Nga ana tjetër mësohet se kryeministri Edi Rama nuk do jetë në Tiranë.

Mësohet se Rama do jetë në qytetin e Beratit, ku do zhvillojë në orën 10:30 një takim me 200 operatorë turistik.

Kujtojmë se edhe në protestën e 16 shkurtit para godinës së kryeministrisë, Edi Rama zgjodhi të largohet nga Tirana në drejtim të Vlorës për të zhvilluar disa takime në këtë qytet.
Shtuar më 16/03/2019, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori