Opozita kërkon përjashtimin e Ramës/ "U ofenduat se ju thashë "tufë"
Pasi kreu i Qeverisë e quajti opozitën “tufë lulesh”, grupi parlamentar i PD ka kërkuar sot përjashtimin nga Parlamenti të kryeministrit Rama si dhe ka kërkuar që të mblidhet Byroja e Kuvendit për të marrë vendim.

Kryeministri iu drejtua opozitës duke i thënë që fjala “tufë” ka kuptime të ndryshme dhe nuk kishin përse të ofendoheshin pasi varet nga etimologjia e fjalës së përdorur.

Duke folur për Reformën në Drejtësi, Rama kërkoi që opozita të bashkojë votat për Reformën në Drejtësi kur drafti të mbërrijë në Parlament.

“Sigurisht vjen nga ju, por arsyeja nuk jeni ju, janë horrat në sistemin e drejtësisë, ata që e kanë sistemin e drejtësisë treg.

Gjykatësi që unë e quaj killer është gjykatës që ka liruar përdhunues.

Ju që flisni me shumë pasion për krimin, atëherë jini të drejtë dhe mos i ndani çështjet që lidhen me krimin në tonën dhe tuajën. Për ne, nuk ka kriminelë tanët dhe tuajit”, u shpreh ai. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori