Opozita hodhi hapin për të marrë pjesë në zgjedhje, PD sqaron situatën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në një komunikatë për shtyp lidhur mbi interesimin e medias për Porosinë që ëshët drejtuar degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD-së në KZAZ.

Bardhi tha se kjo lëvizje bëhet me qëllim për të shmangur manipulimin që Rama kërkon tu bëjë zgjedhjeve, duke regjistruar kandidatë të paligjshëm për kryetarë bashkie

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit.”
Shtuar më 16/05/2019, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori