Opozita e pavendosur për protestën e 25 majit
Kreu i Partisë Demokratike,Lulzim Basha, ka pasur një të mërkurë të ngjeshur me takime.

Paradite herët ai ka zhvilluar një mbledhje me aleatët dhe më pas me kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është diskutuar data 25 maj për protestën e radhës kombëtare.

Mësohet se Basha do ta konsultojë datën me kryetarët e djathtë bashkiak, ish-grupin parlamentar demokrat dhe Këshillin Kombëtar.
Shtuar më 15/05/2019, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori