“Vetëm po të kapën, digjesh”, përgjime nga rrjeti i trafikantëve që u godit nga SPAK: Në Turqi s’të lënë të marrësh frymë, shumë punë

Janë zbardhur përgjimet nga dosja hetimore e 20 të arrestuarve pjesë e një grupi kriminal që u godit nga SPAK në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Të arrestuarit trafikonin drogë. Ata e merrnin nga Turqia dhe Siria dhe e sillnin në Shqipëri, duke e trafikuar më pas në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e BE.

Më poshtë gjeni disa nga përgjimet që SPAK u ka bërë anëtarëve të kësaj bande.

A: Ku me tokë mo?!

B: Me këtë jooo. Nuk e di nuk e di vlla, prandaj e kam lanë kaq kohe pa punë, sa të largohet i cike ajo pjesa edhe mos të rrezikojmë ma. E ke parasysh ka lënë targat ai eeee. Po lërë ca ka lënë ai….

A: Po mirë mo mirë këtej me tokë jam dakord unë! Unë habitem me ty njëherë, unë po të ishte në emrin tim do prija targat e reja tak fak në sekonda.

B: Po normal o burrë se s’bahen ma ato gabime.

A: E makinën, mos e ngacmo më bythq***, se e di unë me 100 %, qe ja di vendin unë edhe atij

B: Eeee se mos të thotë ty që po të ngacmoj, vetëm te ai qe s’ka besë!

A: Po më ngacmoi me ngacmon këtej ky, jo me tokë!

B: Po pse pak është anej, po mirë pse do vuaj unë me tokë kur kaloi në Vlorë rehat. Apo s’quhet? E praaa…ik o burrë i dheut…

A: Shiko mua dhe këtej rehat jam, të them një gjë unë për 200 km që bëj me shume!!

B: S’ka lidhje o burrë lodhesh më shumë!!

Biseda më datë 01/06/2021, ora 18:45:00, kamioni me targë “X”, shtetasi Sulo Pajo, i cili është folësi A, bisedon në kamion me shtetasin Artur Sulaj, i cili është folësi B, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka këtë përmbajtje:

B: Nuk e di. hajde t’i japim nja dy tre duar te mira me ate Ivekon, e blejme dhe një makine ne, e prapë vazhdojmë ta bajmë për qejfin tonë makinën pastaj të dalin në punë makina

A: Jo kur te mbarojë pune, kur te behet!

B: Ore kur të bohet komplet o vlla ai ca ka mangut… ca ka i fut dhe i kontroll nga fillimi deri ne fund të greku a ku te duam ne, edhe i hyp e del pastaj, për qefff… ore Daf ashtë i mire por edhe skania nuk është e keqe eeee!

A: Jo nuk është ashtu, por do te them njëë gjë, atje nuk bëhet, po qëlloi Scania nuk behet

B. Eee aty thu ti, aty vetëm po të kapën do digjesh!

A: Vetëm po u kap ky b*thq**, se ky do tregojë me vend, do u tregojë shokëve; e di unë vendin, e di unë vendin kam unë një shokun tim

B: Vari k*** s’kam ca i bej! Uuu duhet ba siguracionin

A: Mua më mori ai shoku, ai që më ka 5 mije euro, do të marri që andej ta bjeri poshtë!

B: Nga ku?

A: Nga Turqia

B: Nga Turqia? O shok e di sa punë paska Turqia! Sëte lene me marre fryme! S’po dimë kujt me ja ndreq e kujt me ja prish me nji makinë, kjo ka qëllu pak me difekt e po na prish punë po na humb kohe ke parasyshe dhe po punojne robi, po i q*** robt, me toke kenaqesh a shok për tre dite iken e vjen!. Sa t’ja lidhim ngarkesen këtij ne atje Turqi qe ta këtë fikse ke parasysh, se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen se ke plot!

A: Edhe këto se çajne byt*ën shumë!