Opozita e bashkuar shpalli prijësit e listave
Albeu.com
Në tre njësi zgjedhore opozita do garojë me kryetarët e LSDM, LPD dhe të PRSD, ndërsa në tre lista tjera do prijnë nënkryetarët e LSDM-së.

LSDM opozitare në konvencën partiake sot pasdite i caktoi listat e kandidatëve për të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, në të cilat krahas parterit të deritashëm të koalicionit PLD, janë edhe PRSD e Tito petkovskit dhe PL e Stojan Andovit. Sipas vendimit të socialdemokratëve dhe marrëveshjes për koalicion, prijës i listës në njësin e parë zgjedhore është Radmilla Sheqerinska, në të dytën lideri i PLD Jovan Manasievski, në të tretën është kryetari i PRSD Tito Petkovski, në të katërtën nënëkryetari i LSDM dhe kryetar i Strumicës Zoran zaev, në të pestën prijës i listës është Jani Makraduli, ndërsa në të gjashtën Igor Ivanovski. Koalicioni e udhëhequr nga LSDM dhe listat e tyre zgjedhore do të promovohen nesër.
Shtuar më 02/05/2008, ora 19:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori