Opozita dhe mazhoranca gjejnë gjuhën e përbashkët për dekriminalizimin
Update- Gjatë mesditës së sotme janë finalizuar negociatat për dekriminalizimin ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Partia Socialiste ka pranuar të gjitha variantet e propozuara nga PD-ja.

Mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve u zhvillua rreth orës 15:30, ku u arrit dakordësia mes përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së.

Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi, kanë rënë dakord për shumicën e pikave. Arritja e marrëveshjes u kushtëzua nga PD me mosfillimin e Kuvendit, duke bërë që dhe ky i fundit të ndërpresë punimet deri në një moment të dytë. Kuvendi ishte thirrur të mblidhet në orën 15:00, por nuk ka filluar. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2016, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori