Opozita bojkoton zgjedhjet, aleatët nisin ç’rregjistrimin nga KQZ
Ditën e djeshme Partia Demokratike pas mbledhjes urgjente me aleatët vendosi bojkotimin e zgjedhjeve, pasi deklaroi se asnjë parti opozitare nuk do të regjistrohet në KQZ.

Basha shtoi se dhe 6 partitë aleate që janë të rregjistruara do të ç'rregjistrohen.

Ditën e sotme hapin e parë për ç'regjistrimin e partisë nga KQZ e ka marë Agron Duka, i cili lajmëroi se do të ç'regjistrojë sot partinë e tij nga Komisioni.

Në një prononcim për mediat, ai tha: “Së bashku ramë dakord për të mos shkuar në zgjedhje pa qeveri teknike. Sot do t’i kërkoj KQZ ç'regjistrimin e Partisë Agrare Ambjentaliste!”/albeu.com/


Shtuar më 09/03/2017, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori