Opozita bëhet gati për sulm: Do të djegim mandatet për të rrëzuar Ramën
Opozita ka nisur aksionin e saj kundër qeverisë Edi Rama.

Në tryezën e diskutimeve për aksionin e opozitës po diskutohet edhe diegia e mandateve.

Këtë e bëri të ditur deputetja e PD, Dhurata Çupi në studion e lajmeve të Ora Neës.

Çupi tha se po diskutohen të gjitha opsionet, përfshi edhe djegien e mandateve.

Ajo deklaroi se është ngritur një grup i përbërë edhe nga teknicine, që do të vendosë një plan të punës të gjitha grupeve parlamentare të opozitë.

"Të gjitha opsionet janë të mundshme. Ajo që sot ne duhet të diskutojmë është çfarë i sjell mirë qytetarit.

I sjell mirë qytetarit një grup parlamentar opozitar që do të qëndrojë pranë qytetarëve, denoncon çdo aferë të kësaj mazhorance, apo një grup parlamentar që mos të jetë dhe të jetë inegzisten", tha deputeteja demokrate.

Pra diegia e mandateve mbetet opsion.

Po diskutohen të gjitha opsionet, ka një grup pune me kryetarët e partive opozitare dhe më gjerë, me teknicienë dhe politikanë me eksperiencë.

Ky grup do të vendosi një plan të punës të gjitha grupeve parlamentare të opozitës. Do të jetë i detajuar, do bëhet publike dhe do diskutohet në detaje me çdo qytetar si do të dilet nga kjo gjendje kritike. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2018, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori