Opozita akuzoi Gruevskin se po ikë nga përgjegjësia
Albeu.com
"Vendimet për njohjen e shteteve i sjell Qeveria, e jo Parlamenti. Këtu duhet të jenë të pranishëm edhe kryeministri, ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, të tregojnë pse është tani momenti i duhur për njohjen e Kosovës", tha Igor Ivanovski nga LSDM-ja.
Sipas tij, Qeveria fillimisht duhet të jep mendim lidhur me këtë çështje, e më pas deputetët të debatojnë.

Të njëjtën gjë e tha edhe bashkëpartiaku i Ivanovskit, Vllado Buçkovski, i cili pyeti se pse kjo çështje hapet një ditë pas votimit në Kombet e Bashkuara, kur Serbia fitoi të drejtën të kërkojë mendim për pavarësinë e Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

"Pse tani? A është marrur vesh Maqedonia se si do të na emërojë ky shtet?, Nëse kjo do të jetë nën emrin kushtetues, apo nën referencën IRJM?. Dhe si do të shprehet e gjithë kjo mbi marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë?", pyet Buçkovski.

Ai shtoi se Qeveria është dashur të paqitet me qëndrueshmëri dhe ta kumtojë qëndrimin e saj rreth pavarësisë së Kosovës.

Menduh Thaçi nga PDSH-ja tha se shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë asnjëherë nuk kanë kontestuar emrin e shtetit, identitetin dhe kishën, për dallim të disa fqinjëve tjerë.

Lideri i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni Ivan Stoilkoviq tha se nuk duhet të mendohet për atë se si do të na quan ndonjë shtet, i cili, sipas tij, fare nuk ekziston.

Pas këtyre diskutimeve kryetari i Kuvendit Trajko Velanovski dha një orë pazuë për drekë. /Makfaks/
Shtuar më 09/10/2008, ora 22:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori