Opozita akuzoi sot qeverinë se po shkel institucionet e pavarura. Deputeti i PD-së Eduard Halimi kërkoi nga Kuvendi të anulojë shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP-së Zana
Xhuka.
“Një javë më parë ky
Kuvend u kthye në ‘gijotinë’ dhe shkarkoi kryeinspektoren e ILDKP-së, Zana
Xhuka. Ajo u shkarkua se i kërkoi kryeministrit të japë llogari për pasurinë e tij. Ky
Kuvend nuk mund të ketë tjetër axhendë, vetëm të kthejë Kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë” tha Halimi.
Ndërkohë që në nisje të seancës kreu i Kuvendit Ilir
Meta lajmëroi deputetët se javën tjetër e viziton vendin tonë presidenti i Italisë Giorgio
Napolitano.
“Në datat 4 dhe 5 mars do të vizitojë vendin tonë presidenti i italisë Giorgio
Napolitano i cili do të mbajë edhe një fjalë në sallën e seancave ditën e mërkurë në orën 11:30″ tha
Meta.
Gjatë kësaj seance u betua edhe deputeti i ri i LSI-së për qarkun e Durrësit Bujar Derveni. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014,
ora 12:29