I bie porta e hekurit sipër dhe dëmtohet në kokë, 8-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Një vajzë e mitur është dërguar me urgjencë në spital, pasi i ka rënë sipër një portë hekuri. Ngjarja ka ndodhur në Maliq, ndërsa gjendja shëndetësore e 8-vjeçares nuk dihet ende.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 21.03.2022, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Drithas, Maliq, një fëmije rreth 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri, duke e dëmtuar në kokë. Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.03.2022 14:33