Operohet nga tëmthi, humb jetën 64-vjeçari nga Lushnja
Një 64-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e Beratit, ku edhe i ishte nënshtruar operacionit.

Burime nga policia thanë se denonconi është bërë nga familjarët e të ndjerit.

“Në spital, mbas operacionit për heqjen e tëmthit ka vdekur shtetasi Y. G., 64 vjeç, banuese në fshatin Kryekuq Lushnjë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Beratit.

Ndërkaq, pritet rezultati i ekspertizës mjeko ligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjorë Tiranë, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. /albeu.com/


Shtuar më 06/07/2017, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori