Operacioni Vol-Vo 4, kapet një tjetër anëtar i bandës
Durrës-Vijon Operacioni policor i koduar "Vol-Vo 4" .

Ndalohet një tjetër person i shpallurkërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallurkërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar "Vol-Vo 4" dhe konkretisht shtetasin:

• Mario Zeqiri 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Mario Zeqiri ishte i shpallurkërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 21/05/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori