Operacioni "Valbona" arreston një person të shpallur në kërkim
Në sajë të operacionit të koduar "Valbona", policia ka bërë të mundur ditën e sotme ndalimin e nje 34 vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim.

"Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Valbona”, ku si rezultat i këtij operacioni të zhvilluar në orët e para të ditës së sotme, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim dhe konkretisht, Vladimir Biberaj, 34 vjeç, banues në qytetin B.Curri.

Kapja e tij u bë për arsye se Gjykata e Rrethit Tropojë, me vendim Nr 43, datë 23.03.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 4 muaj burg, për veprat penale “Vrasje me dashje" dhe “Armbajtje pa leje”. Kapja e tij u bë në një nga rrugicat e qytetit B.Curri", thuhet në deklaratën e uniformave blu.

Lidhur me prangosjen e këtij shtetasi, materialet shtesë në ngarkim të tij do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Tropojë. /albeu.com/



Shtuar më 20/04/2015, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori