Operacioni i rrallë në Shkodër, mjekët i shpëtojnë këmbën pacientes
Ekipi mjekësor në Spitalin Rajonal Shkodër, ka kryer dje një ndërhyrje të rrallë tek një paciente.

Kirurgët Dr. Besmir Grizhja, Dr. Lulezim Lekaj, Dr. Luan Bajri, me mbështetjen e gjithë stafit të kolegëve, raportohet se kryen një intervent kirurgjikal vaskular (bypass femoro popliteal me graft PTFE 5mm) për një sëmundje shumë të rallë, përcjell News 24.

Nga viti 1964 deri në 2008, në botë janë regjistruar 168 raste në total.

Pacientja kishte Arterie ischiadike persistente aneurizmatike të trombozuar, me ishemi të këmbës (në rrezik amputacioni). Fale këtij interventi, pacientes iu shpëtua këmba.

Kirurget u shprehën pas këtij operacioni se “ndihemi krenar për këtë intervent të suksesshëm, për institucionin ku shërbejmë si dhe për profesionalizmin e mjekëve kirurgë e anestezistë me vlerësim të veçantë për neurologun Dr. Genci Nurja”.
Shtuar më 08/02/2017, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori