Operacioni "Hiri", sekuestrohen 15 ton cigare
Albeu.com
Në opoeracionin "Hiri" policia ka sekuestruar 15 ton cigare të markave të ndryshme dhe ka arrestuar 27 persona ndër të cilët Bajrsuh Sejdiu pronar i klubitr të futbollit "Milano" nga Kumanova.
15 tonë cigare pa banderola dhe 27 persona të arrestuar, ndër të cilët edhe pronari i klubit të futbollit "Milano" Bajrush Sejdiu nga Kumanova, është epilogu i operacionit policor "Hiri"i cili gjatë ditës së djeshme kishte filluar në Kumanovë dhe rajonin e Shkupit. Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska tha se Bajrush Sejdiu ishte kapur në vendkalimin kufitar "Bllacë" në përpjekje për të lëshuar vendin në drejtim të Kosovës. Operacioni "Hiri, sipas Jankullovskësm, është aksioni më i madh i këtij lloji deri tani jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon.

"Është kapur në tentim për të lëshuar vendin në vendkalimin kufitar me Kosovën. Ndonjë incident nuk do të veçoja në këtë aksion, gjithçka ka rrjedhur sipas planit të përpunuar. "Operacioni "Hiri" ishte kryer në fshehtesi të lartë, ka zgjatur për më shumë se 6 muaj, ndërsa gjatë ditës së djeshme për realizimin e aksionit ishin angazhuar rreth 300 policë, me cka janë arrestuar 27 persona të cilët deri tani ishin në interes jo vetëm për policinë e Maqedonisë por edhe për policinë e rajonit dhe Evropës për involviomin e tyre në vepra tjera penale. Janë gjetur dhe përkohësisht janë marrur 1500 pako, 15 ton të llojeve të ndryshme të cigareve. Në procesin e prodhimit janë gjetur 360 kg cigare "Promo" dhe 300 kg. cigare "Partner", këto nga ana e policisë ishin kapur pikërisht në momentin kur ishin përpunuar, paketuar dhe përgatitur për lëshimin e tyre në përdorim. Përpos cigareve policia me këtë aksion shkëlqyeshëm të realizuar, ka arritur të ndalojë edhe shkatërrimin e materialit dëshmues që do të përdoret në procesin gjyqësor.", tha ministrja e punëve të brendshme.

MPB gjatë aksionit ka sekuestruar 30 lloje të armatimit, 17 gjysëmautomatike, 10 pistoleta, 1 pushkë automatike, 1 pushkë gjuetie dhe municion.Ministrja Jankullovska për aksionin policor "Hiri" e njoftoi kryeministrin Nikolla Gruevski i cili nga afër në kazermën "Gjorce Petrov" u njoftua me cigaret e sekuestruara gjatë këtij aksioni.Operacioni "Hiri" ka zgjatur gjatë 6 muajve të kaluar dhe ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.Gjatë marrjes së aksioneve ishin kryer ndërhyrje në 24 objekte në rajonin e Kumanovës dhe të Shkupit nga të cilët 5 janë persona juridikë " Kombinati i duhanit "Boro Petrushevski-Papuçar", shoqata aksionare "Ken", "Milano", shtypshkronja "Evros Komerc" dhe "Grafos" firma nga Kumanova si dhe hapsira të cilat personat i kanë shfrytëzuar si hapsira ndihmëse, për ruajtjen e mallit, shtëpi të të akuzuarve dhe bashkëpuntorëve të tijë në fshatrat Nikushtak, Cerkez, Llopat, Vizbegë dhe Haraçinë.
Shkëlzen Aqifi, alsat
Shtuar më 22/10/2008, ora 22:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori