Operacioni "Fast Food-i" pranga 36-vjeçarit
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Fasfudi", i realizuar nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Policinë e Tiranës, u realizua arrestimi në flagrancë i shtetasit Aurel Isa, 36 vjeç, lindur e banues në Korçë. Arrestimi i tij u krye sepse dje në sheshin "Avni Rustemi", në Tiranë, është kapur në flagrancë, duke drejtuar automjetin furgon tip "Benz Sprinter", me targa KO 4398">4398 B, ku në brendësi të saj, ka patur të ngarkuara një sërë ushqimesh fasfudi.

Nga hetimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se ky shtetas ka futur kondrabandë automjetin sëbashku me mallin nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticë, pa patur dokumentacionin përkatës shoqërues. Në lidhje me këtë proçedim do të ndiqet penalisht për konsumim të veprës penale të "Kontrabandës nga punonjës të Doganës" edhe shtetasi Sokol Valter Kamenica, 25 vjec, me detyrë Doganier i Kontrollit Fizik, banues në Korcë.
Ky shtetas dyshohet se ka kryer veprimet doganore me automjetin me targa KO 4398">4398 B, dhe më pas ka bërë kalimin e mallrave dhe të automjetit kontrabandë, pa patur dokumentacionin përkatës shoqërues.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të "Kontrabandës me mallra të tjerë". /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2011, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori