Operacioni "Autostrada" vë në pranga personin e katërt
Policia ka vënë në pranga personin e katërt të grupit që kryenin grabitje me armë në autostradën Laç-Fushë Krujë në afërsi të Fushë Mamurrasit. Në sajë të operacionit të koduar "Autostrada" është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Sebastjan Ajazi 21 vjeç nga Mamurrasi.

Ndërkohë më parë policia kishte vënë në pranga; Ervis Aliu, Emiklen Vokshi dhe Andri Ndreka.

Sipas infoermacioneve të policisë të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen si autorët e dy grabitjeve të ndodhura në këtë aks rrugor, ndërkohë po hetojnë për të zbuluar nëse ky grup ka qenë i përfshirë në vepra të tjera kriminale. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori