Operacioni antikanabis, pranga një tjetër kryeplaku në Shkodër
Pëlqej
Vijon operacioni antikanabis në Qarkun e Shkodrës. Strukturat e policisë së Shkodrës, me mbështetjen e forcave të FNSH-së dhe grupeve speciale RENEA, kanë shtrirë kontrollin në disa zona të thella të Komunës Pult, Shalë dhe në një zonë të Komunës Shkrel.

Deri tani është bërë i mundur identifikimi i 34 parcelave, në të cilat ishin kultivuar 12410 rrënjë bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan me djegie. Më konkretisht:

- në fshatin Pylaj, Komuna Shosh, janë identifikuar dhe asgjësuar 6122 rrënjë bimë të dyshuara kanabis sativa;

- në fshatin Pepaj, Komuna Shosh, janë identifikuar dhe asgjësuar 230 rrënjë bimë të dyshuara kanabis sativa;

- në fshatin Plan, Komuna Pult, janë identifikuar dhe asgjësuar 5925 rrënjë bimë kanabis sativa;

- në fshatin Nicaj, Komuna Shalë, janë identifikuar dhe asgjësuar 133 rrënjë bimë kanabis sativa;

Gjithashtu është arrestuar Marash Martini, 64 vjeç, kryeplak i fshatit Nicaj, komuna Shalë, për veprën penale “Shpërdorim të detyrës” dhe “Moskallëzim të krimit”. Ndalimi i shtetasit është bërë pasi ai nuk ka bashkëpunuar dhe informuar strukturat e policisë për identifikimin e parcelave të mbjella ma kanabis në territoret e këtij fshati.
Shtuar më 30/08/2014, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori