Operacioni antikanabis, helikopteri i MB-së qëllohet me armë
Pëlqej
Një nga helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes i cili po merr pjesë në operacionin antikanabis në Shkodër është qëlluar sot me armë teksa po kthehej pas transportitforcave të policisë në zonën e Pultit.

“Gjatë operacionit të zhvilluar sot, rreth orës 10:20’, në momentin që një nga helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes po kthehej pas transportitforcave në zonën e Pultit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, nga persona akoma të paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë ku bëhet e ditur se nga plumbat nuk ka pasur të lënduar.

Deri në këto momente nga shërbimet e policisë në terren është bërë i mundur asgjësimi i mbi 7.000 rrënjëve kanabis sativa, ku për çdo rast në vendngjarje janë kryer veprimet procedurale përkatëse. Po ashtu janë gjetur e sekuestruar dhe rreth 15 kilogram bimë narkotike boçe kanabis. Në këtë operacion marrin pjesë rreth 160 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, të Komisariatit Special RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe shërbime të tjera të specializuara. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori