Ditën e sotme, forcat e policisë kanë zhvilluar një operacion antidrogë në qytetin e Elbasanit.
Sipas policisë, finalizohet me sukses
operacioni policor i koduar "Kështjella" ku sekuestrohen 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabis dhe arrestohen autorët.
Si rezultat i këtij
operacioni, në aksin rrugor
Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në
Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari
kriminale.
Operacioni vijon në
Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë.
Njoftimi
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë
kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.
Finalizohet me sukses
operacioni policor i koduar "Kështjella".
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Focës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë
Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Elbasan, i shtrirë në
Elbasan dhe në disa qytete të tjera.
Sekuestrohen 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabis.
Vihen në pranga disa shtetas që ushtronin këtë veprimtari
kriminale.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë
kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP
Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP
Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kështjella".
Si rezultat i këtij
operacioni, në aksin rrugor
Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në
Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari
kriminale.
Operacioni vijon në
Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë
Shtuar më 26/11/2020,
ora 15:03