Operacioni “Aksion” prangos 3 shpërndarës droge në Elbasan
Në kuadër të operacionit të koduar “Aksion”, tre persona janë vënë në prangaElbasan, pasi janë kapur me heroinë. Në pranga kanë rënë 20 vjeçari Elis Kushi, 28 vjeçari Arsen Salla si dhe 27 vjeçari Sokol Dyrmushi, të tre banues në Elbasan, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj 26 vjeçares me inicialet E.K.

Këta shtetas, në lagjen “5 Maji” janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike. Të njëjtat burime shtojnë se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 37 doza te llojit heroinë.

Lidhur me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë dhe 37-vjeçari B.M, ndërsa në datën 11 mars 2015 është bërë arrestimi i 32 vjeçarit Petrit Teta, banues në Elbasan. Materialet hetimore i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori