"Operacion nate" në PDK, Krasniqi largohet nga politika
Pëlqej
Albeu.com
Ndërrime të papritura në PDK. Jakup Krasniqi dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së dhe vendosi të largohet nga skena politike kosovare. Në vend të tij vjen Thaci. Fehmi Mujota emërohet në krye të PDK-së.Partia Demokratike e Kosoves, eshte “gdhire” me ndryshime ne rradhet e saj, pas nje mbledhjeje te jashtezakonshme te nisur te premten ne oret e vona e cila ka zgjatur deri rreth ores 04.30 e mengjesit. Ne kete takim kane ndodhur ndryshime te medha dhe te papritura.
Akuza te renda u drejtuan sekretarit te PDK-se, Jakup Krasniqit per paaftesi ne menaxhim, pergjegjes per deshtimin e PDK-se ne kater pale zgjedhjet e mbajtura si dhe per gjendjen jo te mire ne te gjitha deget e PDK-se, si dhe imponim ne zgjedhjen e personave te paafte dhe te afert me te ne shumicen e degeve. Krasniqi i pakenaqur me akuzat e bera dha doreheqje nga te gjitha funksionet e PDK-se dhe vendosi te largohet nga skena politike kosovare.
Duke pare kete gjendje, Kryetari i PDK-se Hashim Thaci ka vendosur qe deri ne zgjedhjet e reja te jashtezakonshme te PDK-se te cilat priten te ndodhin deri ne fund te ketij viti te ushtroje detyren e Sekretarit te pergjithshem. Ushtrues detyre i kryetarit te PDK-se u emerua Fehmi Mujota. Mbledhja ka zgjatur deri rreth ores 04.30 e mengjesit, Gjate dites pritet te mbahet nje konference e jashtezakonshme ku do te behen te ditura keto ndryshime. kp/bw/albeu
Shtuar më 01/04/2006, ora 11:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori