RENEA blindon lagjen në Elbasan: Gati për të hapur zjarr
Një operacion i madh policor po zhvillohet në këto momente në qytetin e Elbasanit.

Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Renea kanë rrethuar zonën nga tek bashkia si dhe rrugicat nga sporti vjetër.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksioni. Më shumë policë ndodhen tek Kryqëzimi i një banke pranë bashkisë ndërsa disa godina janë të rrethuara.

Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar rreth këtij aksioni. Por forcat e shumta policie, që mbajnë armët gati për të qëlluar, kanë frikësuar qytetarët, raportojne mediat lokale ne Elbasan. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 22:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori