Operacion i madh në Greqi, arrestohet 4 shqiptarë me 21 kg heroinë
Policia greke ka njoftuar se ka vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike të fortë.

Ky operacion njoftohet se është shtrirë në Kakavijë, Egaleo, Haidari dhe Melisia duke sekuestruar mbi 21 kg heroinë.

Droga mësohet se është kapur në athine ku në pranga kanë rënë 3 shqiptarë të moshave 40, 42 dhe 48 vjeç si dhe një shtetase greke 43 vjeçe.

Operacioni ka vijuar në piken kufitare të Kakavijës, ku është kapur në tentativë për t’u larguar drejt Shqipërisë personi që konsiderohej kreu i grupit kriminal, një shqiptar 32 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2019, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori