Operacion antidrogë i policisë greke dhe gjermane, në pranga katër shqiptarë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Katër shqiptarë dhe dy grekë kanë përfunduar në pranga në Greqi, në sajë të një aksioni antidrogë. 213 kg kanabis, të fshehura mes një ngarkese me mobilie dhe djathë, u zbuluan gjatë kalimit të furgonit nga skaneri.

Dy drejtuesit grekë të furgonit u arrestuan. Përveç tyre, në Greqi janë arrestuar edhe 4 shtetas shqiptarë, ndërsa një pjesëtar i rrjetit është arrestuar në Gjermani, bën me dije "Klan". Operacioni është zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit, në bashkëpunim me policinë gjermane, me qellim shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtarë të trafikut të kanabisit.

Operacioni filloi pasi autoritetet greke të portit të Igumenicës zbuluan një sasi të madhe droge në një furgon frigorifer, që do të udhëtonte me tragetin e linjës për në Itali.

Rrjeti dyshohet se sillte drogë nga Shqipëria në Greqi, dhe prej andej trafikohej për në shtete të tjera europiane. Sasia e kanabisit e kapur në Igumenic mendohet se përfaqëson një pjesë fare të vogël të drogës që ka trafikuar grupi në fjalë, për të cilin ende nuk janë dhënë detaje. Pritet që autoritetet greke të bëjnë njoftimet zyrtare kur operacioni të finalizohet. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2017, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori