ONM i dorëzon Avokatit të Popullit listën e kandidatëve për organet e Vettingut
Ditën e sotme Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka dorëzuar listën e kandidatëve për organet e Vettingut, AvokatitPopullit.

Tashmë i takon institucionit të AvokatitPopullitlistën e kandidatëve t’ia dërgojë Kuvendit, i cili do të bëjë përzgjedhjen e tyre përmes votimit.

Mësohet se listën A të dorëzuar AvokatitPopullit, 8 kandidatë kanë rekomandime negative për ONM.

Ndërsa në listën B, me 164 aplikantë, me rekomandim negativ janë 85 kandidatë.

Dorëzimi i kandidaturave nga ONM vjen një ditë pas takimit që shefja e këtij misioni, Genoveva Ruiz Calavera zhvilloi takime me presidentin Bujar Nishani dhe ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.

Mbi 190 kandidatë kanë garuar për komisioner të komisionit të Vettingut, ndërsa nga institucioni i AvokatitPopullit janë përzgjedhur 29 prej tyre, nga të 27 do të zgjidhen përfundimisht si pjesë e strukturës së re për filtrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Dorëzimi i kandidaturave nga ONM vjen një ditë pas takimit që shefja e këtij misioni, Genoveva Ruiz Calavera zhvilloi takime me presidentin Bujar Nishani dhe ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori