Asnjë vdekje dhe 39 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë  e Veriut janë regjistruar 39 raste të reja me COVID-19, ndërsa viktima fatmirësisht asnjë.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë shëruar 12 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.124 raste, prej të cilëve 150.307 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 326 raste aktive./albeu.com