Olti Curri degjeneron keq banoren e Big Brother: Ti shkon me shefin

Pëlqej
E eliminuara e mbrëmjes së djeshme në Big Brother ishte Ambra e cila ishte e ftuar sot edhe në Fan Club ku u përball me pyetjet e Olti Currit dhe Albana Osmanit.

Menjëherë Olti kujtoi momentin e djeshëm kur Fiorentina i tha Ambrës të flejë me të dhe me Olsin. "Me atë që të tha Fiori dje, m'u kujtua shemra", tha Olti ndërsa Ambra u shpreh se Fiorentina po bënte shaka.

"Jo, ajo nuk po bënte shaka, dinjiteti jot u cënua, por ti nuk fole sepse të pëlqen pak Olsi..."- i tha Olti.

"Ti s'ke kuptuar çfarë ka thënë Fiorentina? Pse nuk ftuan Elsamedin për të fjetur treshe?

Nuk e ndjen veten të përdorur? Fakti që janë marrë me ty, të kanë përdorur si bibë", vazhdoi Olti.

Ndërsa Albana e pyeti Ambrën për marrëdhënien e saj me Elsamedin para Big Brother, shkruan Tabloid.

"Elsamedi ma ka ofruar të hyja në Big Brother me të. Pranova edhe pse nuk kisha ndjenja për të", tha Ambra.

"Ti je nga ato vajza që për një vend pune bie dakort të shkosh me shefin, pronarin", -ja ktheu Olti ndërsa Ambra i tha se e pranoi propozimin e Elsamedit pasi kishte dëshirë të futej në Big Brother. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2017, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori